Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare

Qumështori me Petë dhe Sherbet është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.
Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke.
Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e sherbet qendron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare.
ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike krejt lehtë në shtëpi.

Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë. Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë. Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda. Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet. Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa. Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*